Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë të lehta, por ka shpresë për kompromis, thotë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Unë udhëhiqem nga vlerësimet e bëra nga negociatorët tanë. Ata thonë se negociatat nuk janë të lehta për arsye të dukshme. Por megjithatë, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis,” citon Reuters të ketë thënë Lavrov gjatë një interviste me gazetën RBC.

Ai thotë se problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me neutralitetin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, por edhe me sigurinë për njerëzit në Ukrainën lindore – ku janë zonat e Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga rebelët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: