VATIKAN

Katër anëtarë të Gardës, forca e mbrojtjes personale e veshur me ngjyra të papës, kanë rezultuar pozitive për koronavirus.

Pavarësisht rezultateve pozitive të rojeve, Papa Françesku u pa sot duke kryer detyra, përfshirë takimin me Kardinalin George Pell, pa veshur maskë.

Të katër rojet po tregojnë simptoma dhe aktualisht janë në karantinë, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni në një deklaratë të hënën. Po ashtu, Vatikani tha se rojet kanë simpatoma të lehta të Copvid-19, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ndërkohë të gjithë rojet,në shërbim ose jo, do të mbajnë maska ​​brenda dhe jashtë në vëzhgimin e vazhdueshëm për respektimin të masave të parashikuara shëndetësore,” tha zëdhënësi.

Papa Francesku, 83 vjeç, që mund të jetë veçanërisht i ekspozuar ndaj Covid-19, do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

Përveç rojeve, vetëm tre persona që banojnë në Vatikan janë infektuar me Covid-19. Javën e kaluar, Vatikani futi kufizime të reja të koronavirusit duke përfshirë mbajtjen e maskave, madje edhe jashtë, si dhe praktikimin e distancës sociale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb