Katër shtete arabe i kanë dërguar Katarit një listë me 13 kërkesa që duhet të përmbushë nëse dëshiron që t’i hiqen sanksionet. Mes këtyre kërkesave Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini i kërkojnë Katarit të mbyllë agjencinë e lajmeve Al Jazeera.

Ato gjithashtu i kërkojnë që brenda 10 ditësh Katari të kufizojë marrëdhëniet me Iranin dhe të mbyllë bazën ushtarake turke. Ndërsa Katari, i cili është përpjekur të rrisë profilin e tij gjatë viteve të fundit, mohon të ketë financuar terrorizmin dhe të ketë nxitur paqëndrueshmëri.

Gjithashtu, Katari gjatë dy javëve të fundi ka qenë subjekt i sanksioneve të paaprecendeta ekonomike dhe diplomatike në krizën më të keqe politike mes vendeve të Gjirit Persik në dekada.

Lista e kërkesave është shpallur pasi sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson i bëri thirrje fqinjëve të Katarit që kërkesat e tyre të jenë të arsyeshme. Korrespondentët bëjnë të ditur se Uashingtoni, i cili kërkon të zgjidhë konfliktin, është irrituar sa i përket kohës që morën katër shtetet arabe për të zyrtarizuar kërkesat e tyre.

Sakaq, nuk ka pasur një reagim të menjëhershëm nga Katari, por ministri i Jashtëm i Katarit është shprehur më parë se nuk do të negociojnë derisa të hiqen masat ndëshkuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: