Katër tërmete janë regjistruar në intervalin kohor prej një ore në vendin tonë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC, tërmeti me magnitudë më të fuqishme është shënuar në njësinë administrative Shupenzë, të Bulqizës, me 4.7 ballë të shkallës rihter.

Më pas, po në këtë zonë, janë shënuar edhe dy paslëkundje të tjera toke, një me magnitudë 2.8 ballë, e një tjetër me magnitudë 3.6. Sakaq, gazetari Enver Doçi, raportoi për “BalkanWeb”, se qytetarët janë alarmuar nga tërmetet e rëna dhe përkohësisht kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe nuk pranojnë të futen brenda.

Vlen të përmendet këtu, se një tjetër tërmet është me magnitudë 2.7 të shkallës rihter është shënuar në Elbasan dhe thellësia e saj ka qenë 12 km.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb