Koordinatorja e Komisionit Europian për luftën ndaj Antisemitizmit, Katerina Von Schnurbein, deklaroi se duhet të luftohet përditë ndaj diskriminit të hebrenjve.

Schnurbein theksoi se duhet të luftohen edhe fjalimet urryese që shpërndahen në internet.

Duhet të luftojmë antisemitizmin përditë. Duhet që të ndryshojmë situatën.

Vitin tjetër do kemi strategji domethënëse të BE-së, për të shkuar tek publiku, duke nisur me legjislacionet, si financimi, hulumtimi apo aspekte të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë. Të luftojmë fjalimet urryese në internet”, tha ajo.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb