Ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila është e dyshuar për rastin “Reket” sot duhet të shqyrtojë dëshmitë kundër saj në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar.

Këtë e paralajmëroi avokatja e saj, Irena Fërçkoska të martën kur së bashku me Janevën ishin në prokurori që të njoftohen se ka përfunduar procedura hetimore, e pas kësaj Janeva është kthyer në burgun “Shkup” ku e vuan masën e paraburgimit për këtë rast.

Gjatë ditës së djeshme Boki 13 bashkë me avokatin e tij shqyrtuan dëshmitë e Prokurorisë në rastin “Reket”. Në mesin e tyre ishin incizimet audio dhe video që tashmë i publikoi gazeta djathtiste italiane “La verita”. Gjithashtu, kanë shqyrtuar edhe masat e posaçme hetuese, përderisa ka qenë i ndjekur Boki 13 për të cilat mbrojtja pohon se janë të parëndësishme për këtë lëndë.

Villma Ruskoska edhe zyrtarisht njoftoi se hetimi për rastin “Reket” ka përfunduar. Hetimi kishte filluar në korrik të këtij viti, kudër Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiçaec, ndërsa më pas hetimi u zgjërua edhe kundër Katica Janevës. Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun “Shkup” në Shutkë, ndërsa Zoran Mileski-Kiçaec me vendim të gjykatës prej të martën është dërguar në arrest shtëpiak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb