Cifti më i rezervuar i Hollywood-it më në fund ka dalë publikisht. Në Clive Davis Gala, eventi botëror pre-Grammy, Katie Holmes dhe Jamie Fox janë ulur në të njëjtën tavolinë, duke shkëmbyer me njëri-tjetrin buzëqeshje dhe shikime.

Thuhet që çifti është bashkë që prej katër vjetësh, por deri tani të dy kanë arritur të mbajnë larg reflektorëve të mediave lidhjen e tyre të dashurisë. Duket se në kontratën e divorcit me Tom Cruise ajo nuk duhet të dalë me asnjë mashkull tjetër për pesë vitet e ardhshme.

Klauzola duket se ka skaduar, por nga të dy nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Cifti ka mbërritur i ndarë dhe përpara fotografëve nuk është shkëmbyer asnjë puthje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb