Një mami single, artistja (Jackie Kennedy e serive televizive amerikane ‘The Kennedys:After Chamelot’), regjisorja, ish bashkëshortja e Tom Cruize dhe mikesha aktuale e Jamie Foxx, ose të paktën kështu përflitet, tani është edhe një studente.

Katie Holmes, 38 vjeç ka vendosur të regjistrohet në universitet dhe pikërisht në Harvard Business School.

Njoftimin e ka bërë vetë artistja në Instagram me një postim.

“I am so thankful and excited to be @harvardhbs with so many brilliant people”.
‘Jam shumë mirënjohëse dhe e emocionuar të jem në HarvardHBS në krah të personave të shkëlqyer’, thuhet në koment.

Pavarësisht se ka një vajzë të vogël, Suri, 11 vjeç dhe impenjimeve të punës, Katie Holmes do të ndjekë universitetin, përfshirë ketu shumë personazhe të tjerë të famshëm si Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, ylli i NBA C.J.McCollum, lojtari i futbollit amerikan Rashean Mathis dhe ragbisti Jamie Heaslip.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: