Katie Price ka pranuar se është paraqitur në polici, pasi i kishte dhënë makinës në një kohë që patenta e saj ishte akoma e pezulluar.

Ajo rrezikon të qëndrojë në burg, pas publikimit të disa fotove, në të cilat shfaqej duke drejtuar automjetin, ku ndodheshin fëmijët e saj.

Katie kishte thënë përpara policisë se po dërgonte djalin 16-vjeçar Harvey te mjeku, ndërsa fotografitë kanë treguar se ajo ishte vetëm me dy fëmijët e vegjël në veturë, teksa djali i madh ndodhej në një veturë tjetër.

Price ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thënë se kishte menduar se pezullimi kishte mbaruar.

Dënimi maksimal në rast të dhenies së makinës me leje të pezulluar është burgosje e menjëhershme dhe qëndrim për gjashtë muaj në burg.

Yllit televiziv britanik i ishte pezulluar patenta më 9 shkurt të këtij viti, për tejkalim shpejtësie.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: