Një kryetar bashkie që përpiqet të blejë heshtjen herë me buzëqeshje e herë pa të, ekspertë të grupit hetimor që zhdukin provat, të korruptuar në pushtet dhe të dënuar të përjetshëm që dalin nga burgu. Përballë, një grup gazetaresh femra që të paguara keq dhe me vonesë përpiqen të thonë të vërtetën.

Me skenar të Ajola Daja e Robert Budina dhe me bashkëregjinë e tij me Mateo Cingu, filmi serial “Katrori i pushtetit” shfaq realitetet shqiptare që shpesh nuk shihen në media. Filmi, mbetet e vetmja gjuhë që i përcjell.

“Është vepra e parë që ndihem i plotësuar. Mendoj se arti i anagazhuar ishet detyrim dhe e fundit ishte për ti thënë disa të verteta e njeriut sepse arti ka forcën më të mëdha”.

“Kujtesa emocionale nuk na pyet dhe del gjatë gjithë shkrimit, ndaj shkrimi është një proces shumë intim”.

Krimi, korrupsioni e politika janë më afër se kurrë dhe eliminimet po ashtu. Gjithaq dyert e spitaleve, pamundësitë ekonomike dhe lufta e një gazetareje për t’i shfaqur.

“Ky personazh më ka tërhequr shumë edhe po të mos isha unë pjesë do isha e lumtur që një serial i tillë dinjitoz do t’i jepej publikut shqiptar. Krijimtaria ka qenë një mënyrë të jetuari për aq kohë sa isha”.

Shoqëria e atrofizuar dhe pa kujtesë mund të shohë veten përmes lenteve duke i dhënë kinematografisë detyrën të thotë ato që ne nuk mundemi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb