BRITANI E MADHE – Deri ditën e sotme Katy Perry dhe Orlando Bloom kurrë nuk ishin shfaqur bashkë në një tapet të kuq pavarësisht se kanë që në vitin 2016 në një lidhje.

Çifti i njohur ditën e mërkurë ishin të pranishëm në një event në Monte Carlo ku Orlando u nderua dhe me një cmim. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte debutimi i të dyve bashkë si një çift.

Ata pozuan para kamerave dhe dukeshin shumë mirë në krah të njëri tjetrit, madje fotoja e mëposhtme e tyre është titulluar si “Shikimi i dashurisë” :

Çifti i artistëve filluan të frekuentonin njëri tjetrin në shkurt të 2016 por pas një përiudhe të shkurtër ndarje u bashkuan sërish këtë vit dhe tani janë më mirë se kurrë, madje flitet dhe për plane fejese.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb