Një San Valentin vërtetë i veçantë për Katy Perry dhe Orlando Bloomm që janë fejuar zyrtarisht pikërisht në ditën e të dashuruarve.

Aktori i ka kërkuar yllit të pop-it të martohen duke i dhuruar një unazë të mrekullueshme, me një rubin të madh të rrethuar me gurë të çmuar. Ajo shumë e emocionuar, i është përgjigjur me lot gëzimi.

Momenti ka qenë një nga më romantikët. Orlando i ka kërkuar Katy të martohen poshtë një harku me zemra, përpara një grupi miqsh dhe të afërmish. E para që ka dhënë lajmin ka qenë vjehrra e ardhshme e Bloom që entuziaste, ka dokumentuar momentin në Facebook duke shkruar: “Shihni kush është fejuar dje në mbrëmje”.

Menjëherë më pas ka ardhur edhe konfirmimi në rrjetet sociale i të interesuarve, me një foto ku shfaqen me sytë e shkëlqyer dhe unazën që plane të parë. Marrëdhënia e tyre ka nisur që në 2016 me ulje dhe ngritje në lidhjen e tyre. Të dy janë njohur në një party të organizuar nga Golden Globe. Për të dy është martesa e dytë, ai ka qenë i martuar me Miranda Kerr, ajo me Russell Brand.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb