BRITANI E MADHE

Orlando Bloom dhe këngëtarja e Katy Perry më 14 shkurt, me anë të një fotoje të publikuar në Instagram na treguan se janë fejuar dhe së shpejti do të martohen.

C 2 Fotogallery 3095570 0 Image 1
 

34-vjeçarja tregoi me krenari foton e unazës së saj me gur rubini ngjyrë rozë në rrjetet sociale. Nuk dihet ende data e dasmës së tyre por pritet të jetë madhështore shkruajnë mediat britanike. Po është edhe muaji i mjaltit pritet të jetë tepër i veçantë.

Të paktën kështu ka thënë një burim për të përditshmen britanike “Heat”, duke thënë se çifti i njohur është në kërkim të një ishulli të shkretë për të kaluar muajin e mjaltit ashtu siç i ka bërë nëna.

“Ëndërrojnë të marrin me qira një vend të fshehtë, ku të marrin rrezet e diellit nudo dhe duke treguar anën e tyre më të egër. Ajo që shqetësohet më shumë për privatësinë është këngëtarja, e cila i trembet aparatit fotografik, Katy do që të sigurohet që ishulli është me të vërtetë i izoluar nga cdo gjë. Ndërsa Orlando do që të bëhën njësh me natyrën dhe të tregojnë anën e tyre të egër- ka thënë burimi për “Heat”
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb