Katy Perry përkëdhel dhe tregon me krenari barkun e saj në videon e këngës së re që sapo ka dalë, “Never Worn White”, duke njoftuar në këtë mënyrë shtatzëninë e saj të parë me Orlando Bloom. Ylli i pop-it 35 vjeç, duket se është edhe një hap larg martesës me aktorin, i cili ka një djalë 9 vjeç me modelen Miranda Kerr. Martesa mund të jetë ne verë dhe njëkohësisht edhe lidhja e bebes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shumë gjëra do të ndodhin në verë’, ka shkruar Katy Perry në Instagram, duke e shoqëruar komentin me videon e këngës së re. Dhe mes tyre do të jetë edhe lindja e fëmijës së parë.


Këngëtarja e ka bërë njoftimin pak pas mesnate, përpara se të tregojë barkun rrumbullak në video dhe pas një lidhje live ajo ka konfirmuar lajmin: ‘Jo vetëm do të lind në verë, por në këtë verë do të vijë edhe diçka që ju e keni pritur prej kohësh, albumin e ri… Jemi shumë entuziast dhe të lumtur…

Dasma mes Katy Perry dhe Orlando Bloom duhej të zhvillohej këtë dimër, por duket që pavendosmëria për vendin ku do shkëmbenin unazat ka shtyrë eventin. Sipas zërave, martesa do të zhvillohet këtë verë në Japoni.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb