SHBA

Katy Perry, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së parë me të fejuarin Orlando Bloom, ka pranuar që nuk ndihet mirë që prej nisjes së karantinës.

Këngëtarja 35-vjeçare, e cila do të bëhet nënë e një vajze, me anë të një postimi në Twitter pranoi se vuante nga depresioni.

“Ndonjëherë nuk e di se çfarë është më keq, të përpiqesh të shmangësh virusin apo depresionin që vjen me këtë normë të re.” shkruan Katy.
Këngëtarja mori mesazhe mbështetjeje të shumta nga fansat.

Katy pranoi se “qan gjatë gjithë kohës” gjatë mbylljes nga koronavirusi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: