Kënga “Bon Bon” e Era Istrefit i ka bërë përshtypje edhe këngëtares me famë botërore Katy Perry. Në profilin e saj në Twitter këngëtarja amerikane ka vlerësuar këngën e Erës.

Katy kishte shpërndarë postimin e dikujt tjetër që shkruante se “Bon Bon” është hiti i vitit 2016. Bashkangjitur shpërndarjes së postimit, Katy Perry shkruan se bie plotësisht dakord me këtë fakt.

“Shumë e thellë, pajtohem plotësisht (se është hiti i vitit),” shkruan ylli i muzikës amerikane.

Kënga “Bon Bon” e Era Istrefit ka arritur më shumë se 236 milionë shikime, dhe është kënga e një këngëtareje shqiptare më e klikuar.

katz_1481043037-2102323

 

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb