Pas 15 vitesh Katy Perry i ka dhënë lamtumirën maces së saj Kitty Purry. Ylli I pop-it në Instagram ka publikuar disa foto të maces së saj, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të ëmbël. ’Shpresoj të kesh shkuar në parajsën e macave. Kitty faleminderit për përkëdheljet dhe shoqërinë që më ke dhënë për të gjithë këtë kohë”, ka shkruar Perry.

  • foto galeri

“Kitty Purry erdhi në dritaren e ish të fejuarit tim 15 vjet më parë, shtatzënë dhe në kërkim të një strehimi. Kjo mace rruge u bë shumë e dashur për ne. Natën e kaluar Kitty u nda nga kjo jetë. Faleminderit vëllezërve të mi David dhe Gareth që kanë qenë prindër fabtastikë të Kitty’ thuhet në një postim të këngëtares.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: