Një video shqetësuese po qarkullon në internet, ku shihet këngëtarja Katy Perry duke u përballur me një lloj problemi me syrin e saj të djathtë, teksa performonte në një koncert të fundit.

Në videon e postuar në TikTok, Perry shihet duke qëndruar në skenë, kur syri i saj i djathtë duket se mbyllet vazhdimisht në mënyrë të pakontrolluar. Perry më pas mund të shihet duke prekur fytyrën e saj në një përpjekje të dukshme për të rihapur syrin.

Syri i Perry-t rihapet për pak kohë, pastaj mbyllet disa herë para se ajo të largohet dhe të vazhdojë të performojë.
Disa njerëz në mediat sociale e krahasuan incidentin e frikshëm të mbylljes së syrit me përballjen e fundit të Justin Bieber me sindromën Ramsay Hunt.

Ndërsa vetë këngëtarja nuk e ka sqaruar shkakun e këtij reagimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: