Xheloze, por të paktën për një kauzë të drejtë. Katy Perry ka shpenzuar 50 mijë dollarë për të pasur një takim me Orlando Bloom, që është i fejuari i saj.
Në One Love Malibu Benefit Show është zhvilluar një ankand në favor të personave të dëmtuar së fundmi nga zjarret shkatërruese në Californi.

Ofertuesi më i mirë do të kishte një darke dhe një shëtitje me motor me aktorin e bukur.

Kështu Katy nuk u kursye aspak duke mposhtur ofertat. Perry kishte një rol të rëndësishëm në mbrëmje. Ajo ka propozuar disa nga këngët e saj më të famshme, por edhe ka fituar në ankand, Orlandon e saj. Kush do të fitonte ankandin do të kalonte një mbrëmje me të dashurin e saj, që parashikonte një darkë dhe një shëtitje me motor.

Por pop stari, vetëm për të mos ndarë me asnjë femër tjetër të dashurin e saj, ka zbrazur portofolin dhe më pas ka shpjeguar: “Duke qenë se ajo që mund të fitonte do të shkonte në motor me të, asaj i duhej ta shtrëngonte fort dhe kjo gjë nuk më pëlqen aspak’.

Të dy yjet, ajo 33 vjeç, ai 41 janë bashkë që prej 2016. Pasi u ndanë për një kohë të shkurtër në 2017 të dy janë kthyer s bashku.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb