Me një ftese të hapur për të vizituar bukuritë natyrore të Kavajës kryebashkiaku i këtij qyteti, Redjan Krali, çeli zyrtarisht sezonin turistik.

Synim përgjatë këtij sezoni është që të shumëefishohet numri i turistëve të huaj që zgjedhin bregdetin e Kavajës. Gjatë sezonit të kaluar Kavaja priti numrin më të lartë të turistëve vendas dhe të huaj, ndërsa me hapjen e kufijve, lehtësimin e lëvizjes dhe vaksinimin e stafeve të hoteleri-turizmit, sezoni turistik pritet të marrë jetë sërish.

Kryebashkiaku i Kavajes, Redjan Krali, premtoi mbështetje për sektorin e turizmit.

Nga vija e mrekullueshme bregdetare, pikat turistike kulturore dhe historike, kulinaria e pasur tradicionale dhe moderne, resortet gjigante dhe hotelet luksoze, ashtu siç është “Prestige Resort”,  i vlerësuar si një ndër më të mirët nga pushuesit në vijën bregdetare, dhe deri tek turizmi malor janë pjesë e guidës që do të gjeni në Kavajë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb