Kandidatja e PD për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, zhvilloi sot një takim me banorët në Kavajë.

“Sot e gjithë Kavaja meriton mirënjohjen absolute që hapi portat për lirinë për të gjithë Shqipërinë. Është shumë domethënëse se si nisi. Duket sikur djemtë e Kavajës do të shkonin në ndeshjen e skuadrës së tyre Besa, dhe në fakt lidhën besë me përballjen e tyre të zemrës. Me një nga institiktet më të forta njerëzore. Lirinë! Unë kam privilegj që këtë betejë do të vijoj ta bëj me kavajasit duke iu përkulur se cfarë i dhanë Shqipërisë.

Është një mrekulli e Zotit se si në moshën kur të thërret jeta, ata zgjodhën të sakrifikonin cdo gjë. Sakrifikoi jetën Josif Budo, për atë që vlen për të gjithë jetët e të tjerëve. Unë kam një aset të madh këtu sot, kam këto djem e vajza, pasardhës të atyre baballarëve. Kam duartrokitjen më të madhe për vazhdimësinë. PD është partia me rrënjët më të thella në këtë vend. I kemi rrënjët te familjet e mëdha, më solidarët e ndërtimit të shtetit shqiptar. ’- u shpreh Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: