Shoqëria civile ka dalë sot në protestë rreth një javë pas publikimit të skandalit për përdhunimin e një të miture në shkollën “Rilindja” të Kavajës.

Gazetarja Aurora Golemi raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë nisur marshimin drejt Policisë dhe më pas do të vendosen para Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë përcjellë disa mesazhe përmes pankartave, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të ketë fjalime por vetëm marshim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fillimisht ishte ish-kryeministri Sali Berisha që denoncoi skandalin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare dhe akuzoi policinë për fshehjen e ngjarjes. Policia deklaroi se kishte referuar ngjarjen në prokurori që me denoncimin e nënës por se nuk kishte publikuar të dhëna për rastin për të mbrojtur 13-vjeçaren e abuzuar.

Ndërkaq maxhoranca akuzoi opozitën se po përdorte ngjarjen dhe u shpreh kundër mediatizimit të rastit, megjithatë të premten ministrja Elisa Spiropali nxori me zë e figurë prindërit e minorenes dhe videoja u publikua nga kryeministri Edi Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb