TIRANE

Ndërsa një ditë më parë opinioni gjykoi videon e kryeministrit Rama, i cili zbuloi me zë e figurë prindërit e vajzës së abuzuar në Kavajë, ministrja Elisa Spiropali ka sqaruar permes një postimi në facebook aryesn pse e publikuan videon.

“..të nesërmen më ra telefoni dhe në emër të prindërve të vajzës, gjyshi më ftoi në shtëpi, vorbulla e dilëmes u rikthye edhe më e fortë. Ty të faleminderit edhe njëherë tha, po ne s’jemi të qetë! Nuk na mjafton se po na del shpirti nga sulmet e tyre që po na e tresin vajzën para syve! Duam të bëjmë një apel publik, por nuk duam të merremi as me ndërmjetsit që na cojnë ata të opozitës as me ata që na vrasin natën nëpër studio dhe na qajnë ditën, duke na u lutur të dalim me ta në televizor”,- shprehet Spiropali.

Spiropali shton se pasi i nxorën me zë e figurë prindërit ka marrë një telefonatë falënderuese prej gjyshit të 13-vjecares.

“Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jone ishte kapaku që s’mund të mos e ndaja sot me të gjithë. Mos u mërzit për çfarë do dëgjosh më tha, neve s’ta harrojmë që na dhe mundësinë të clirohemi! Pas gjithë këtyre ditësh e netësh terrori ku të gjithë kanë folur c’kanë dashur për ne, ne sot folëm në emrin tonë. Ne nuk kemi frikë nga fytyra jonë dhe jemi krenarë për vajzën tonë, ndërsa turpin le ta mbajnë ata që dihet kush janë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb