Një 83-vjeçar në fshatin Bogovë, Njësia Administrative Synej të Kavajës është përfshirë sot në një aksident nga i cili ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se i moshuari drejtonte një motor dhe ka goditur nga pas një karrocë, e për pasojë ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Bogovë, Njësia Administrative Synej, shtetasi S. M., 83 vjeç, duke drejtuar mjetin motorin ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb