Policia e Kavajës ka arrestuar një shtetas në tentativë për të vjedhur në banesë. Gjatë aksionit, uniformat blu kanë zbardhur edhe katër vjedhje të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga i njëjti person. Në pranga ka rënë 32-vjeçari O. A., banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Kapet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë. Zbardhen dhe 4 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash në Kavajë, kanë organizuar punën duke mbajtur nën vëzhgim shtetasin e dyshuar.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga shërbimet policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 32 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas u kap në oborrin e banesës e shtetasit Z. M., në të cilën kishte hyrë për të vjedhur.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas është autorë edhe i 4 vjedhjeve të tjera të banesave të ndodhura gjatë muajit shkurt-qershor 2019 në Kavajë.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb