Dy ditë para vitit të ri, bashkia Kavajë ka gëzuar familjen Biçaku, duke e bërë me shtëpi të re. Shtëpia e Bujar Bicakut në fshatin Mëmzotaj ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit. Ajo është e para banesë, nga 21 shtëpitë që projekt bashkia Kavajë për të ndërtuar për shkak të dëmeve të mëdha nga dy tërmetet e fundit .

Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Redjan Krali vizitoi familjen Biçaku, ndërsa kryefamiljari, 33-vjeçar po lufton me vdekjen që prej muajit korrik, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Bujar Biçaku 33 vjeç me dy fëmijë të vegjël, pësoi një aksident shumë të rëndë në korrik . Ai i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por gjendja e tij mbetet e rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: