Policia në Kavajë njofton se ka arrestuar një 37-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një tjetër person.  Mësohet se 37-vjeçari organozonte llotari të palejuara, ndërsa shtetasi tjetër ishte pronar i lokalit, ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme.

“Kavajë/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambientet e përshtatura për lojëra fati.

Zbulohet një tjetër lokal ku viheshin baste sportive.

Arrestohet 37-vjeçari që organizonte bastet, procedohet në gjendje të lirë pronari i lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal, në lagjen nr. 6 Kavajë, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë organizatori i kësaj veprimtarie, shtetasi  L. D., 37 vjeç, banues në Kavajë, si dhe u procedua penalisht shtetasi K. C., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: