KAZAKISTAN- Një i ri ka fituar “pikë shtesë” te e dashura e tij 17-vjeçare duke u maskuar si ajo për t’ia kryer provimin e fundit në vend të saj. Ayan Zhademov, 20-vjeçar, nga Kazakistani, ishte i vendosur që ta ndihmonte të dashurën e tij kur ajo i tregoi se ishte e shqetësuar për provimin e saj të radhës, pasi ishte fort i vështirë.

Pasi dështoi ta qetësonte pak ditë para provimit, atij i erdhi ndërmend një plan i çmendur për ta zëvendësuar atë në provim.

Vajza, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, ishte duke u përgatitur për provimin përfundimtar, me të cilin do të fitonte të drejtën për t’u regjistruar në universitet.

Edhe pse vendosi që të hynte në provim i maskuar si e dashura e tij, djaloshi është kapur nga kontrolluesit e provimit të cilët dyshuan se ajo ishte një femër tjetër.

“Ne e pamë letërnjoftimin e saj dhe ajo dukej krejtësisht tjetër nga fotografia që shihnim. Ne e morëm dhe e nxorrëm jashtë klasës sepse dyshimin se në vend të saj ishte dikush tjetër”, ka thënë njëri prej kontrolluesve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: