KAZAKISTAN- Kazakistani ka përfunduar bisedimet për të arritur marrëveshje për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Ky vend që 20 vjet po tenton që të bëhet anëtare e kësaj organizate. OBT ka njoftuar se kërkesa për anëtarësim e Kazakistanit do të shkojë për miratim zyrtarë më 22 qershor.

“I përgëzojë vendet anëtare të OBT-së dhe Qeverinë e Republikës së Kazakistanit për hapin historik të marrë sot”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevdo. “Pres që t’i uroj mirëseardhje Kazakistanit në organizatën tonë”, ka shtuar më tej ai.

Ambasadori nga Finlanda, Vesa Himanen, i cili ka udhëhequr ekipin punues në bisedimet për të arritur një marrëveshje me Kazakistanin, ka thënë se “këto bisedime kanë qenë më sfidueset në 20 vjetët e historisë së organizatës”, citon rel. Arritja e marrëveshjes ishte veçanërisht komplekse dhe unike për shkak se Kazakistani duhej që të bënte rregullime të tarifave dhe të merrte parasysh edhe kushtet e saj të tregtisë me Rusinë dhe anëtarët e tjerë të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, shtoi Himanen.

Ministri i Ekonomisë Zhanar Aitzhanova ka udhëhequr bisedimet në emër të Kazakistanit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: