Në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ është zhvilluar sot testi i dytë miqësor mes Kombëtares U-19 dhe Kazakistan U-19. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani janë mundur minimalisht 0-1, me gol të Zhakipbajev në minutat e fundit të takimit.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë të zhvilluar po në këtë stadium ditën e shtunë, Shqipëria U-19 fitoi 1-0 me gol të Kumbullës.

Në sfidën e sotme trajneri vendosi të provonte lojtarët të cilët nuk patën mundësi të luanin në takimin e parë me Kazakistanin.

SHQIPËRI U-19 VS KAZAKISTAN U-19 0-0

Shqipëria U-19: Shala, Isufi, Rama, Qerimi, Pëllumbi, Celhaka, Syla, Koçi, Cara, Nezha, Marku.

Kazakistani U-19: Ustimenko, Sovet, Ilyasov, Sagnajev, Ulshin, Zhakipbajev, Skortson, Nurseitov, Usaçev, Makahan, Aitam.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb