TIRANE-Marrëdhënien me Fatjonin Xhensila e ka komentuar si çastet që ka shijuar më së shumti gjatë qëndrimit në “Big Brother”. “Ne jemi gjatë gjithë kohës si Tomy me Jerry-n. Ky (Fatjoni) është Tomy, unë jam Jerry. Videoja flet vetë, s’ka nevojë për shumë koment”, – ka thënë ajo. Në këtë rast konkurrentja i referohej videos së famshme të dushit me Fatjonin, ku çifti duket se ka kaluar momente shumë intime.

Kështu i ka cilësuar edhe opinionistja Mira Kazhani, e cila u shpreh: “Skena pas avullit ishte shumë e qartë dhe kam përshtypjen se do sjellë aq shumë komente në rrjetet sociale. Nuk më shqetëson Fatjoni, sepse të gjithë do ta komplimentojnë. Shqetësimi im është Xhensila, nëse ka ndonjë frikë për atë lloj skene, nëse dikush nga jashtë, familja, mund ta gjykojnë apo paragjykojnë”. Xhensila iu përgjigj: “Familja ime më njeh shumë mirë dhe e di që gjithmonë kam bërë atë që kam dashur dhe atë që kam ndjerë. Unë e kam shijuar në maksimum çdo moment të kësaj shtëpie, sidomos momentet me Fatjonin. Jetojmë në një vend që, edhe nëse thithim pak ajër, më shumë paragjykohemi, jo më një veprim i kësaj natyre. Jam këtu për t’u paragjykuar dhe u kam lënë rrugë të hapur të gjithëve.”

(a.n/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: