Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca sqaron se propozimi i KE për t’i dhënë Shqipërisë 180 milionë euro do të jetë kredi në terma të favorshme.

Soreca thotë se ky fond do të jetë për të mbrojtur qytetarët dhe për të minimizuar efektet negative në pasojat në ekonomi.

 

STATUSI NGA LUIGI SORECA

Ndihma BE për Shqipërinë në kohën e COVID19 shënon një tjetër hap të rëndësishëm. Në krye të ndihmës së mëparshme,

KE propozon të ndahen 180 milion € në formë kredie me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb