TIRANE

Arjola Demiri ka folur pa dorashka për të kaluarën e saj “të errët” në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Aktorja ka rrëfyer se si fali tradhtinë e ish-bashkëshortit për gjashtë vite, ashtu si edhe dëshirën për t’u vetëvrarë gjatë kohës që vuante nga depresioni për shkak të ndarjes.

Ditën e djeshme, artistja u ngacmua nga Donald Veshaj për jetën private. Teksa po merrnin rreze dielli buzë pishinës, aktori i humorit e pyeti Demirin: “A ke dikë në mendje?”.

Arjola vendosi të tregohet e sinqertë dhe tha se dëshiron shumë që dikush të bëhet pjesë e jetës së saj e t’i falë dashuri.

“Nuk është se kam dikë në mendje, por lutem që të vijë një mashkull në jetën time dhe të më bëjë të lumtur… lutem. Por unë dua dikë që të insistojë për të shfaqur dashurinë e tij. Unë nuk thyhem nga askush, sepse nuk kam pritshmëri.

Bëj për njerëzit dhe dua shumë sinqerisht dhe fuqishëm, por nuk e jap veten. I kam vënë vetes një qëllim që ti-fëmijët, ti-karriera. Po erdhi dikush gjatë rrugës, jam shumë okay. Gjatë kohës që jam duke u realizuar, po ndodhi… S’ka ardhur ai momenti.

Dua që mashkulli që vjen të ketë ndjenja shumë të fuqishme për mua. Ndoshta nuk e kam energjinë e duhur. Gjërat nuk sforcohen. Edhe po s’erdhi… ‘Mirupafshim, ditën e mirë!’. Ata (fëmijët) janë të vegjël, deri në momentin që të bëhen zot të vetes, do kenë gjithmonë nevojë për mua”, u shpreh Arjola Demiri.

Më herët artistja ka zbuluar se është dhunuar edhe fizikisht nga ish-bashkëshorti dhe pas kësaj gjëndjeje, ka dashur të kryejë vetëvrasje.

’Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: