Keisi, Qetsori dhe Antoneta janë në nominim këtë javë dhe njëri prej tyre lë përfundimisht shtëpinë të shtunën.

Luizi që prej hyrjes së Keisit, gjithmonë ka bërë “fushatë” për të dhe i ka thënë se do luftojë që ta mbajë atë brenda në shtëpi.

Për këtë arsye, ai i tha Keisit që e gjithë shtëpia është me të, ndërsa shtoi se pot ë bashkohet me Antonetën, ato të dyja mund ta nxjerrin jashtë Qetsorin.

Olta e cila ishte e pranishme, ndërhyri në bisedë dhe i tha Luizit se ajo do luftojë të mbajë Qetsorin brenda në shtëpi dhe jo Keisin dhe i kërkoi atij të mos flasë në emër të gjithë banorëve.

Teksa Olta fliste, Luizi e injoroi dhe i tha asaj se nuk e llogarit fare si banore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: