Komisioni Europian do të mbështesë të gjitha projektet inovative për të luftuar epideminë e koronavirusit.

Këshilli Europian për Inovacion ( EIC)ka vënë në dispozicion 164 milionë euro për të gjitha kompanitë e teknologjisë që mund të ndihmojnë në trajtimin, testimin, monitorimin ose ndihmën në çdo mënyrë ndaj luftës kundër Covid-19.

EIC financon një sërë start-up-esh që janë duke punuar për një zgjidhje inovative në lidhje me epideminë e koronavirusit.

Kjo përfshin edhe projektin ”EpiShuttle”, i cili përqendrohet në njësitë e specializuara të izolimit për teknologjitë e filtrimit të ajrit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: