Turqia mbetet një partnere kryesore për Bashkimin Europian, por mundësitë e saj të anëtarësimit kanë ngecur në vend për shkak të vendimeve në kundërshtim me interesat e BE-së të marra nga udhëheqësit e saj, tha sot Komisioni Eropian në një raport kritik për Ankaranë.

“Turqia vazhdon të largohet nga Bashkimi Europian, me një prapambetje serioze në fushat e Shtetit të së Drejtës dhe të të drejtave themelore”, tha KE.

“Politika e jashtme e Turqisë është gjithnjë në kundërshtim me përparësitë e BE-së”, shtoi ekzekutivi i BE-së në raport.

Raporti përfundon se, në kuadrin e negociatave të pranimit, asnjë vendim nuk mund të merret për të hapur një kapitull të ri ose për të mbyllur një nga ato që janë hapur.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb