TIRANE

Besa Kokëdhima gjithmonë është e rezervuar për jetën e saj private, sepse flet me profesionin dhe pasionin e saj, por s’mund të bënte dot ndryshe përballë fëmijëve të Piter Panit.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” ku i është dashur t’i përgjigjet dhe pyetjeve personale.
Duke ndarë me fëmijët disa prej emocioneve të saj nga fëmijëria, nga jeta në Francë si edhe nga projektet e fundit muzikore, Besa u përball edhe me pyetje të tjera si ajo për princin e kaltër apo për kohën kur do të bëhet nënë.

Kështu, pyetjes nëse ka ndër mend të bëjë një bebe, Besa iu përgjigj pa u menduar: “Në fakt, po! Unë i adhuroj fëmijët. Kur ju shoh juve, e ndiej gjithmonë e më të fortë këtë dëshirë, por gjithmonë mendoj se ende s’e kam përmbushur një cikël që kur të vijë ky momenti, të jem e përkushtuar vetëm aty. Sepse mendoj se në momentin që do bëhem nënë, dua të lë gjithçka tjetër, edhe pse e di se gjithmonë do jemi duke bërë shumë gjëra njëkohësisht…” – tha Besa.

Këngëtarja tregoi edhe se ka marrë propozime, por jo domosdoshmërisht ka besuar dhe beson te princi i kaltër që vjen “për të shpëtuar” një vajzë. Sipas saj, vajzat janë vetë heroina, kështu që nuk kanë nevojë ta ndiejnë gjithmonë nevojë për t’u shpëtuar nga princi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: