FIER- Amarildo Çalamani, autori i aksidentit të rëndë në Roskovec të Fierit ku humbën jetën dy kushërinj, do të qëndrojë në burg. Gjykata e Fieri tha sot masën e sigurisë “Arrest me burg” per 24-vjeçarin Çalamani.

Ai ka mbërritur në gjykatë i prangosur me një palë pranga bashkë me një tjetër të akuzuar për çështje tjetër.

Brenda sallës së gjyqit, Amarildo e mbante kokën ulur dhe dorën mbi ballë për të treguar pendesë. I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë gjë për të thënë ai ka tundur kokën në shenjë mohimi. Avokati i 24-vjeçarit tha se klienti i tij kishte heshtur dhe se është paraqitur në gjendje të ngarkuar.

Prokurorja Elida Hoxha gjatë seancës përmendi edhe shkeljet e mëparshme të autorit në qarkullimin rrugor.

Çalamani ishte autor i aksidentit në Arapaj ku mbeten të vdekur dy kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani dhe i plagosur Martin Dogani.

Dy viktimat kanë qenë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe pasi ka marrë përpara të rinjtë, ka rënë në kanal.

Drejtuesi i mjetit Amarildo Çalamani, pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb