Iva Tiço ka treguar dhe më parë në intervista se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj, të cilin ka vendosur ta mbajë larg syrit të medias duke mos e zbuluar identitetin e tij.

Iva Tiço është shprehur shpesh se pyetja “Kur do të bësh fëmijë” e lëndon shumë. Madje ajo ka shprehur se në fillimet e lidhjes me partnerin e saj ka shpresuar që ai të kishte një fëmijë. Së fundmi Iva Tico është përballur përsëri me këtë pyetje, dhe kësaj here ka vendosur të reagojë publikisht.

“Dukesh sikur ke nisur bebe? Ishallah është e vërtetë?”– i ka shkruar një ndjekëse gazetares së njohur, e cila ka publikuar bisedën në Instastory.

Përveçse i është përgjigjur ndjekëses, ajo ka etiketuar edhe Orinda Hutën në storyn e publikuar, duke iu referuar rrëfimit të saj pak ditë më parë mbi ndikimin që kanë pasur këto komente dhe pyetje në jetën e saj.

“Ishallah pse??? Nuk mësuat e s’është pyetje kjo?! @Orindahuta Çfarë po thoje?! Zoti na ruajtë nga të paditurit”- shkruan Tiço.

Më tej në bisedën virtuale me ndjekësit Iva Tiço ka zbuluar edhe nëse do të largohej ndonjëherë nga Shqipëria drejt një vendi tjetër.

“Do largoheshe nga Shqipëria dhe të jetoje diku tjetër?”- shkruan ndjekësja, ndërsa Iva Tiço përgjigjet duke thënë:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Unë jo, sepse kam punë të atillë që mendoj që bëhet vetëm në gjuhën time, në vendin tim. Ndjal kur isha përpara kësaj dileme, partneri im zgjodhi të vinte të jetonte në Tiranë. Nëse do kisha profesion tjetër, ndoshta do e mendoja.”

Kujtojmë se Iva ka folur dhe më parë për planet e martesës teksa është shprehur:

“Prindërit nuk e dinë akoma që ne do martohemi. Besoj se ka një plan, nuk më ka dhënë akoma njeri unazë, por kjo nuk më pengon të bëj plane dhe të gjej fustane nuseje.

Tani kam filluar t’i provoj seriozisht sado që mund të ngelem dhe për ca kohë pa planin konkret, sepse nuk më ka dhënë askush një unazë dhe nuk më ka propozuar askush. Kur i them ‘Do më japësh unazë?’, më thotë ‘Ndoshta’.

Sigurinë ma ka dhënë që në ditën e parë, se e kuptuam që ishim dhe do të ishim gjithmonë për njëri-tjetrin. Këtë e bën, sepse mendoj që kur ta bëjë këtë gjë do jetë një moment shumë special”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: