Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur me protestë në qytetin e Durrësit, teksa ndodhet këtë pasdite në qytetin bregdetar për një takim me strukturat dhe qytetarët.

Kanë qenë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë mbledhur në protestë kundër Bashës. “Lulzim Brava, peng i qeverisë”, “Lulzim Brava ka marrë 44 mijë vota për ta larguar”, janë shprehur protestuesit, teksa në duar mbanin edhe pankarta me mesazhe kundër kryedemokratit.

Gjatë protestës, ka pasur edhe tensione, teksa mbështetësit e Berishës janë përplasur me policinë. Njëri prej tyre dëgjohet të thërrasë me zë të lartë “Kë ofendon ti o shoku?”, ndërsa menjëherë shihet të ndërhyjë policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb