Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se ka zero shanse që grupi parlamentar të përdoret nga kryeministri Edi Rama sa i takon negociatave për zgjedhjen e presidenti të ri.

I ftuar në “Open” në ‘News24’, Bardhi tha se Rama po luan blofin, një lojë politike sipas tij. Ndërkohë, në debat është përfshirë analisti Ajron Sulo, i cili nuk ka qenë dakord me parafolësin, duke shtuar se Bardhi ka hyrë në negociata, madje është përfolur edhe se ka përçarë kolegët e vetë.

PJESË NGA DEBATI
Bardhi:
S’ka asnjë mundësi dhe shans që të përdorë Rama grupin e PD dhe kolegët, që ndryshe nga një pjesë e grupit kanë dalë me një dokument me shkrim. Ne paraprakisht, para se të hyjmë në një proces, duhet të ndërtojmë profilin për presidentin e Republikës, ku opozita do të japë opinionit e vetë, se kush janë kriteret. së dyti dhe që është themelore për të rrëzuar këtë akuzë të pabazë nga Berisha. Mjafton të thuhet Alibeaj, dhe ka një sulm me të njëjtat fjalë, që kishte për Bashën. Qëndrimi i 22 deputetëve që ishin në mbledhje është i njëjtë. Ata janë një pjesë e grupit parlamentar, apo më shumë. Ajo që po thotë kjo 22 anëtarë të grupit parlamentar, është ajo që ka thënë Açka që ‘ne nuk bëhemi buzëkuq për këtë proces’. Zoti Rama ka qëndrimet e tij, luan blofet e tij, lojën politike. Kur kam negociuar unë?

Sulo: Keni negociuar me platformën që keni bërë. Me zotin Balla.
Bardhi: Ka zero shanse.
Sulo: Akuzat janë se ti ke përçarë kolegët e tu. A s’ke hyrë në negociata?! Platforma që thua; më jep 4 të jap dy?! Është para negocim për të hyrë në negociata.
Bardhi: Ai është një dokument që nuk i është drejtuar ende PS. është qëndrimi i grupit të PD dhe është duke u diskutuar se si grupi demokrat të bëhet pjesë e procesit për të shmangur këtë që thua ti, që Edi Rama të bëjë lojë me grupin e PD.
Sulo: Ju s’paskeni mendim për asnjë nga 15 deputetët e opozitës
Bardhi: Po nuk janë përjashtuar 15. Edi Rama mund të mbajë qëndrimet e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb