Komisioni Evropian propozoi zgjatjen e përdorimit të certifikatave digjitale deri më 30 qershor 2023, duke shtuar se Covid është ende i përhapur në Evropë dhe se qytetarët duhet të përdorin certifikatat në rast të kufizimeve të mëtejshme të udhëtimit për shkak të masave epidemiologjike.

KE thotë se: Ne duhet të jemi gati për një rritje të mundshme të infeksioneve në pjesën e dytë të këtij viti ose për shfaqjen e varianteve të reja.

Komisioni theksoi se certifikatat Covid janë një “masë e jashtëzakonshme” dhe do të revokohen kur të mos jenë më të nevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb