TIRANE- “Unë besoj në 4 vite ministër i kam kthyer dinjitetin policisë. A kam gabuar? Po dhe kam gabuar. A kam faj? Jo kurrë. Kush punon dhe gabon. Kush nuk punon, fërkohet oho sa andej këndej”. kështu deklaroi ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili po hetohet nga prokuroria për faktin nëse i ka krijuar lehtësira bandës kriminale të drogës ‘Habilja’.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Tahiri tha me bindje se gjatë kohës që ka qenë ministër i ka kthyer dinjitetin Policisë së Shtetit. Po ashtu ai tha se përveç gabimeve nuk ka bërë kurrë faj. Tahiri tha se nuk është si ata që ‘fërkohen sa andej këndëj’, duke mos përmendur emra. Me kë e ka Tahiri, kë po thumbon?!

“Ky fenomen u pa më mirë (Kanabizimi) kur erdhëm ne në pushtet, siç u panë dhe lojërat e fatit. Ka pasur shumë zona. Është fenomen i vështirë, Shqipëria e ka trashëguar prej vitesh. Nxitet nga varfëria dhe jo nga bandat kriminale. Nxitet nga mundësia për punësim. Has dhe në korruptimin e forcave të policisë dhe të administratës. Pas Lazaratit ishte dhe Dukagjini dhe Burreli. Këto fenomene kanë ekzistuar. S’mund të vini kurrë në dyshim vullnetin tim për të luftuar kanabisin. kam dëgjuar këto histori, nga opozita dhe gazetarët. Unë besoj në 4 vite ministër i kam kthyer dinjitetin policisë. A kam gabuar? Po dhe kam gabuar. A kam faj? Jo kurrë. Kush punon dhe gabon. Kush s’punon, fërkohet oho sa andej këndej”, tha Tahiri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb