BRUKSEL

Komisioni Europian ka rishikuar lehtësisht në rënie parashikimin e tij për rritjen e eurozonës për vitin 2019 duke paralajmëruar ndaj pasigurive në rritje në nivel botëror.

Ekzekutivi europian parashikon një rritje prej 2,1% këtë vit, por që do të bjerë lehtësisht në 1,9% në vitin 2019, kundrejt 2,0% që parashikohej në vlerësimin e fundit në korrik.

Rritja do të vazhdojë rënien edhe në 2020 duke arritur në 1,7%.

“Pasiguria dhe rreziqet, sa të jashtme edhe të brendshme, po përparojnë dhe po fillojnë të peshojnë mbi ritmin e aktivitetit ekonomik”, theksoi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, raporton ata.

Mes këtyre rreziqeve përmenden tensionet tregtare ndërkombëtare, rritja e çmimit të naftës, por gjithashtu perspektiva për ngadalësimin e përmirësimit të tregut të punës, si dhe rezultati i negociatave të Brexit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb