Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarët në studion e emisionit “Real Story”, në News24.

Teksa po diskutohej për fotot aspak të hijshme të opozitarëve që nxori Rama, drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, iu drejtua Ramës, duke i thënë se ai ka vuajtur edhe vetë nga bullizmi dhe nuk duhet t’ua bëjë këtë gjë të tjerëve.

Kjo ka revoltuar kryeministrin, i cili i është kthyer duke i thënë se nuk i pranon këto “broçkulla”, pasi sipas tij, kjo është ndeshje dhe oratoria për këtë vlen.

Pjesë nga debati:

Balla: Unë hyj tek ata njerëz që jam sulmuar edhe personalisht.
Rama: Nuk ka lidhje, mor zotëri unë kam nxjerrë një fotografi.
Balla: Unë ju dëgjova deri në fund dhe po ju them që keni vuajtur nga bullizmi.
Rama: Cili bullizëm ore, nuk i pranoj këtu unë. Kjo është ndeshje dhe oratoria për këtë ndeshje vlen, nuk vlen për në shtëpi. Kjo është ndeshje, këto janë mjete.
Balla: Mos i bëj tjerëve, ato që të kanë bërë ty.
Rama: Jeni në vete apo jo, do pranoj unë broçkullat e tua. Unë nxora një fotografi publike të atij dhe thashë lakuriqi i natës, sepse ai është një lakuriq nate si personazh, sepse e dini si u bë i famshëm me ato kasetat e shpifura, duke përgjuar jetën e tjetrit në mënyrë fallso. Pra, lakuriq nate se çfarë është. Pse shkova i mora fotografinë poshtë krevatit unë atij. Nuk ka rëndësi çfarë ka thënë Spiropali, unë do ta rizgjidhja këtë foto edhe po të kthehesha pas. Të gjithëve iu them pse nuk merren me mesazhin tim, por ju shkon syri mbrapsht. Ata që bëjnë këtë debat nuk ndajnë dot kategoritë. Ervin Salianji është një lakuriq nate.
Rakipllari: Edhe Vokshit i keni thënë Pamela Anderson…
Rama: Je në metro ti, ore zotëri unë jam lideri.
Rakipllari: Mos bullizoni.
Rama: Ca bullizmi more, ju nuk shqetësoheni kur gratë shahen me libër shpie. Nuk fajësohet karikatura për personazhin.
Rakipllari: Po fotoja jote me makarona, që është shumë keq.
Rama: E kam bërë vetë, edhe unë kam karikatizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb