SHBA

Në 35 vjet të karrierës së tij Keanu Reeves nuk është shfaqur asnjëherë me një femër në tapetin e kuq. Mbrëmjen e djeshme aktori 55-vjecar ka surprizuar të gjithë kur është shfaqur dorë për dore me Alexandra Grant në mbrëmjen gala të LACMA Art + Film, e prezantuar nga Gucci në Los Angeles shkruan Daily Mail.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Keanu Reeves dhe 46-vjercarja janë miq dhe bashkëpunëtor në biznes prej vitesh por mesa duket ata së fundmi kanë krijuar dhe një lidhje së bashku.

Ylli botëror dukej i mahnitshëm në një kostum të zi, këmishë dhe kravatë të zezë. Nga ana tjetër, dashuria e tij dukej shumë elegante në një fustan blu pa mëngë, me taka dhe disa byzylykë në dorë. Historia e marrëdhënies së Reeves dhe Grant filloi në vitin 2009, kur u takuan në një darkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb