Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar kërkesën e juristit Eugen Papandile, i cili ishte kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin nga gara.

Pavarësisht këtij hapi, Administrativja ka rrëzuar këtë kërkesë, ndërkohë që ngelet në fuqi vendimi i KED për përjashtimin e Papandiles nga gara si anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Mësohet se KED-ja do t’i çojë dy emrat e kualifikuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Eugen Papandiles ka mbajtur më herët në Gjykatën Kushtetuese postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa kërkonte që të ishte anëtar-gjyqtar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: