Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka asnjë koment për vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të ndaluar kandidimin e gjyqtares Regleta Panajoti në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë konferencës për shtyp, Kreu i Shtetit deklaroi se nëse do të ishin ndjekur hapat e ndërmarrë nga Presdienti që para 3 vitesh, Shqipëria nuk do të ishte asnjë orë pa Gjykatë Kushtetuese.

“Kam zero koment për Gjykatën Kushtetuese. Nëse do ishin ndjekur hapat e ndërmarrë nga Presidenti që para 3 vitesh, Shqipëria nuk do të ishte asnjë orë pa këtë gjykatë. Nuk është më kjo çështja imediate. Imediate sot është shëndeti I njerëzve, sepse kjo situatë mund të vazhdojë gjatë.

Kam bërë cdo përpjekje për të bashkëpunuar me qeverinë dhe cdo institucion tjetër që kjo sfidë e madhe e Covid-19 të ketë sa më pak kosto për shqiptarët. Për Kushtetutën kemi 3 vjet që flasim, padyshim jemi këtu, sepse jemi sjellë në mënyrë të papërgjegjshme me Kushtetutën e Shqipërisë që nga viti 2008”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb