Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar padinë e Sinan Tafajt ndaj KED pas skualifikimit të tij nga gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Sinan Tafaj ka deklaruar se është diskriminuar pasi është i verbër teksa thotë se çështja do i bashkohet asaj që ka çuar në Gjykatën e Strasburgut vitin e kaluar.

Ai shton se Gjykata e Strasburgut do i shpallë të paligjshme vendimet e KED për përzgjedhjen e anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese.

”Nuk i kemi argumentet nga Gjykata. Një gjë është e sigurtë që as KED dhe as Gjykata nuk do arrijnë kur të argumentojnë shkeljen e ligjit, që unë si i verbër vazhdoj ta marr rrogën.
Që kam të drejtën të punoj, apo s’kam të drejtën, këtë e quan Gjykata të paligjshme.
Për shkak të paaftësisë ose punës. Sipas KED ose s’duhet të punoj, ose të punoj por të dorëzoj pagesën. Jam shumë kurioz të di si do e argumentojë.
Nuk instancë tjetër. Ligjvënësi në kundërshtim me kushtetutën, e ka të ndaluar një ankim më lart. Ajo që dua t’ju bëj me dije se kam ankimuar në Strasburg vendimin e vjetshëm ,dhe gjithë ky proces do i shtohet ankimit të vjetshëm.

Strasburgu do e shpallë të paligjshëm, pra gjithë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në Gjykatën Kushtetuese do shpallet i paligjshëm.”- tha Tafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb