“Me votimin sot në seancën plenare, Kuvendi çoi në një tjetër ngërç Gjykatën Kushtetuese”.- kështu u shpreh sekretari organizativ në PD, Eno Bozdo i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24.  Ndërsa e konsideroi kushtetuesen si një nga kushtet themelore të Bundestagut gjerman por jo vetëm, Bozdo tha se sot vendi ka nevojë për një Gjykatë Kushtetuese të paparagjykuar, por mënyra se si po ndërtohet ajo, sipas tij do të shkojë sërish në ngërç.

‘“Sot Kuvendi i ka vjedhur të drejtën në tavolinë presidentit, për të ushtruar të drejtën e tij sipas parashikimeve kushtetuese për të propozuar një ndër kandidatët në Kuvend për Kushtetuesen. Është në interesin e Ramës për të kontrolluar gjykatën Kushtetuese. Shumë konflikte edhe politikisht do marrin zgjidhje me ngritjen e saj. Akti i dukshëm, është ajo ndodhi sot. I vodhi të drejtën Presidentin, duke e propozuar nga maxhoranca.  Shumë ligje, si ligji për Teatrin, ai për koorporatën, që janë rikthyer nga presidetnti për shkelje Kushtetuese, këto presin një gjykatë.  Është një nga kushtet që Komisioni do t’ja vë përpara qeverisë edhe nëse çelen negociatat. Na duhet një gjykatë kushtetuese funksionale, dhe e pakapur, kështu si po ngrihet duket sikur do të shkojë drejt bllokimit.  Kuvendi përmes levës së tij, KED-së ka zgjedhur të jetë palë me Ramën dhe i ka vjedhur sot të drejtën kushtetuese Presidentit të propozoje nje anetar.

Gjykata kushtetuese duhet të jetë e balancuar.  Sot maxhornaca me një ngritje dore, ka emëruar dy personat e tij në Kushtetuese. Kjo në rastin më të mirë do të shkojë në ngërc. Shqipëria sot ka nevojë për gjykatatë kushtetuese ku të gjithë ta besojnë atë. debati është tërësisht politik.

Gjykata Kushtetuese do të shkojë në ngërc, sepse do të jetë e paragjykuar nga palët për mënyrën se si po ndërtohet sot. Nuk sjell paqe sociale. Kemi nevojë ta njohin kushtetuesen si një arbitër të fundëm.

Ne sot kemi nevojë në mënyrë urgjente për një gjykatë Kushtetuese të paparagjykuar. Sot kjo gjë u minua thellë dhe nuk do të rikuperohet më. Është një cast i paprecedentë.’ tha Bozdo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb